back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajme“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese”, kryeministri Kurti uron Fitër Bajramin

“Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese”, kryeministri Kurti uron Fitër Bajramin

Të ngjajshme

Haliti: Pas 28 dhjetorit, Kurtin do ta shohim në opozitë

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të...

Rreth 500 mijë hyrje në Kosovë gjatë festave

Evidencat e Sistemit të Menaxhimit të Integruar, flasin për...

Labi dhe Fjolla përplasen ashpër

Një përplasje e ashpër ka ndodhur sonte mes Labinot...

Arrestohet Presidenti i Fenerbahces, rezultoi pozitiv me kokainë

Presidenti i Fenerbahces, Sadettin Saran, është marrë në paraburgim...
- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

- Advertisement -

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka thënë se në këtë ditë si kjo, t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit.

Më poshtë edhe mesazhi i plotë i Kurtit.

Me fat Fitër Bajrami!

Në mesin e begative të festës së Bajramit le t’i kujtojmë kufizimet e përjetuara gjatë Ramazanit, ashtu që reflektimet nga ky muaj të na shoqërojnë përgjatë gjithë vitit.

Në këtë ditë feste, le të shumëfishojmë lumturinë duke e ndarë me të tjerët, duke uruar më të mirat për njëri-tjetrin dhe duke u kujdesur për shëndetin e njëri-tjetrit.

Mbarësia e kësaj dite le të vulos besimin se çdoherë mund të japim më shumë, më shumë sesa që marrim.

Qofshin zemrat tuaja gjithmonë burim shprese! Qoftë kjo festë gëzim për të gjithë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz