BallinaLajmeQKUK: Pacientit i hiqet nga veshka tumori 18 centimetra

QKUK: Pacientit i hiqet nga veshka tumori 18 centimetra

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Është dashur më shumë se 6 orë e 30 minuta operacion që pacientit I.SH, i lindur më 1954, t’i hiqet një tumor masiv në veshkën e djathtë.Tumori ishte me madhësi gjigante, duke filluar nga kraharori e deri në pjesën e poshtme të abdomenit ( stomakut ), duke mbuluar në tërësi enët e mëdha të gjakut ( Vena kava inderior) dhe duke hyrë në thellësi në anën e pasme të mëlçisë.

“Ndërhyrja kirurgjikale ishte mjaftë sfiduese, me mundësi të lëndimit të enëve të mëdha të gjakut ( siç është vena cava inferior të cilën tumori e kishte mbuluar në tërësi në gjatësi prej 18 cm ) dhe mëlçinë.

Operacioni ka shkuar mirë, duke e hequr në tërësi tumorin, pa pasur asnjë komplikim dhe gjendja e pacientit është stabile.

Në përvojën e ekipit  mbi 30 vjeçare, nuk është realizuar ndonjëherë një ndërhyrje e tillë kirurgjikale.

Ekipa operatore përbëhej nga: Dr.sci. Rexhep Kasumaj, Dr.sci. Isa Haxhiu ,Dr. Bashkim Gllareva, Dr. Nafi Qeli, ndërsa anestezionin e ka udhëheqë,  Dr. Sylejman Dulla, Linda Burovci dhe Haxhrije Begolli me ekipin e instrumentaleve,  Magbule Krasniqi dhe Gjejlone Xhemajli”, thuhet në komunikatën e QKUK-së./Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz