QKUK: 55 të lënduar me mjete piroteknike dhe dy me armë zjarri
dp

Lexo edheDhjetëra viktima nga nacionalitete të ndryshme, s’ka dyshim për sulm – çka dihet deri tash për zjarrin në një bar të Zvicrës

Drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Naser Syla për IndeksOnline ka bërë të ditur se gjithsej 57 persona janë trajtuar për lëndime, prej tyre 55 të lënduar nga mjetet piroteknike dhe dy nga armët e zjarrit.
“55 të lënduar me mjete piroteknike dhe dy me armë zjarri”, ka deklaruar Syla.
Ndërsa Policia e Kosovës ka njoftuar se “janë raportuar incidente me lëndime trupore si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piro-teknike, raste të lëndimeve të lehta nga armë zjarri dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit të pakujdesshëm të mjeteve piroteknike (zjarre)”./

Lexo edheDhjetëra viktima nga nacionalitete të ndryshme, s’ka dyshim për sulm – çka dihet deri tash për zjarrin në një bar të Zvicrës