Qindra biznese nga Kosova dhe Evropa mblidhen në Kehl të Gjermanisë më 2 tetor
dp

Lexo edhePirja e kafesë së zezë çdo mëngjes mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë

Me 2 tetor, qyteti i Kehlit ne Gjermani do te bëhet pikëtakim i qindra bizneseve, përfagësuesve institucionalë dhe diplomatike nga Kosova, Gjermania, Shqiperia, Maqedonia e Veriut dhe vende te tjera evropian
Takimi organizohet nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, me synim krijimin e partneriteteve te reja, forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe hapjen e mundësive të reja për bizneset shqiptare në tregun gjerman.
Ne program parashihen prezantime te anétarëve Premium PLUS të Unionit, diskutime dhe takime mes sipërmarrësve, ndërsa aktiviteti do të përmbyllet me program artistik dhe darke rrjetizimi.

Lexo edhePirja e kafesë së zezë çdo mëngjes mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë
Kryetari i Bordit të Unionit, Zenun Krasniqi, ka theksuar se synimi eshte qe kontaktet mes bizneseve te shndërrohen ne bashkëpunime konkrete, investime dhe projekte te reja. Ngjarja ne Kehl pritet te sjelle ne nje vend sipermarres, institucione dhe diplomatë, duke forcuar urën ekonomike mes diasporës, Kosoves dhe Gjermanise.