Qeveria vendos që procesi arsimor në institucionet e arsimit të lartë të kalojë në formën online
BILLI

Lexo edheRrokulliset një kamion në magjistralen Prishtinë-Pejë, dyshohet se shoferin e zuri gjumi

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot masat e reja antiCovid. Për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus, Qeveria ka vendosur që procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat të organizohet në formën online.
“Procesi arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, organizohet në formën online, ndërsa provimet, puna praktike dhe laboratorike organizohen duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKShPK-së dhe MSh-së”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Masat e reja do të hyjnë në fuqi ditën e premte (13 nëntor). Gjithashtu, Qeveria ka bërë kategorizimin e komunave sipas numrit të personave të infektuar.

Lexo edheRrokulliset një kamion në magjistralen Prishtinë-Pejë, dyshohet se shoferin e zuri gjumi