Rrokulliset një kamion në magjistralen Prishtinë-Pejë, dyshohet se shoferin e zuri gjumi
BILLI

Lexo edheVendimet e Qeverisë për të gjithë ata që hyjnë nga shtetet e huaja në Kosovë

Ky aksident sipas policisë ka ndodhur në ora 07:30.
Në aksident është përfshirë vetëm një automjet, kamion.
Reporteri.net ka marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës për këtë aksident.

Lexo edheVendimet e Qeverisë për të gjithë ata që hyjnë nga shtetet e huaja në Kosovë
“Në ora 07:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Sllatinë, rruga nacionale Prishtinë-Pejë. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion). Drejtuesi i automjetit ka pasur lëndime si shkak i aksidentit”, ka thënë Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Reporteri.net.
Ndërkaq Klankosova raporton se deri të aksidenti ka ardhur pasi dyshohet shoferin e kishte zënë gjumi gjatë ngasjes.