Qeveria: Ndërprerja e mësimit në shkolla vazhdon deri në një vendim tjetër
03

Lexo edheRreth 600 shtetas të Kosovës kanë mbetur të bllokuar në Kroaci

Me kërkesë të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, është zhvilluar mbledhja e 16, në të cilën është shqyrtuar dhe miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 01/07 të datës 11.03.2020 për parandalimin e infeksionit Corona Virus COVID-19.
Në vendimin e miratuar sot nga Qeveria e Kosovës thuhet:
1. Ndryshohet dhe plotësohet Vendimi i Qeverisë nr.01/07 i datës 11.03.2020 për parandalimin e infeksionit Corona Virus COVID-19.
2. Ndryshohet nën paragrafi 1.1. i paragrafit 1. të vendimit bazë, ashtu që ndërprerja e procesit edukativo-arsimor në Institucionet Arsimore Publike dhe Private në të gjitha nivelet vazhdon deri në një vendim tjetër, me rekomandim që të lirohet njëri prind nga puna ( kjo masë nuk vlen për punëtorët shëndetësorë dhe për punëtorët në sektorin e sigurisë).
3. Ky vendim është pjesë përbërëse e vendimit nr. 01/07 të datës 11.03.2020.

Lexo edheRreth 600 shtetas të Kosovës kanë mbetur të bllokuar në Kroaci