BallinaLajmeQeveria harxhon 1 milion e 208 mijë euro në vit për qira

Qeveria harxhon 1 milion e 208 mijë euro në vit për qira

Të ngjajshme

Derbi i Anamoravës, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenjë të...

Sekuestrohet municion luftarak dhe tritol në Vlorë, në pranga 35-vjeçari

Policia e Vlorës ka sekuestruar sot municion luftarak dhe...

​Tre persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në veri të Kosovës

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona në raste...

Italianët votojnë në referendumin për reformën në drejtësi

Italianët të dielën nisën votimin në referendumin dyditor për...

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në Podcastin “Flasim” foli për...

Më shumë se një milion euro, para të qytetarëve të Kosovë, shkojnë për pagesën e qirave për institucionet e Kosovës. Shumica e Ministrive kanë agjenci të vendosura në objekte private. Më së shumti para për qira harxhon Ministria e Financave. Për një vit, MF ndanë gati 300 mijë euro për qira.

Në një dokument të siguruar nga Gazeta Express, Ministria e Financave paguan saktësisht 287 mijë euro në muaj, Ministria e Infrastrukturës 44 mijë e 400 euro, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 33 mijë e 600 euro, Administrata Tatimore e Kosovës 235 mijë e 119 euro, Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës 115 mijë e 200 euro, Komisioni i Pavarur për Media 75 mijë euro në muaj, Autoriteti Rregullator i Kominikimeve elektronike dhe Postare  mijë euro në muaj, Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike  50 mijë euro, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas 15 mijë euro në muaj, Zyra Kombëtare e Auditimit 145 mijë euro në muaj, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale 68 mijë euro, Autoriteti i Avacionit Civil 45 mijë euro, Zyra Rregullorarit për Ujë dhe Mbeturina 42 mijë euro në muaj.

Zyrtarët e Qeverisë kanë paralajmëruar zvogëlimin e agjencive pasi një pjesë e madhe s’kryejnë kurrfarë funksionesh ose mund të shkrihen nëpër Ministritë e ndryshme.

Ka pasur premtime prej partive se do të ketë edhe zvogëlim të numrit të Ministrive, por deri më tash, ka ndodhur e kundërta. Janë shtuar ato.

Aktualisht, Qeveria e Kosovës i ka 21 Ministra, 5 Zëvendëskryeministra e gati 100 Zëvendësministra.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz