Një person pa shenja jete në Istog, policia jep detaje
dp
Lexo edheBalla poston videon e Jakup Krasniqit: Shqipëria dhe Kosova i duan në shtëpi komandantët e lirisë
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj, i cili bëri të ditur se vdekja e personit është konstatuar nga mjeku kujdestar.
“Sot, më 21.11.2026, rreth orës 07:00, është gjetur një person pa vetëdije në vendin e tij të punës në Istog, në një fermë për kultivimin e peshqëve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi emergjent, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, mashkull i moshës madhore”, ka thënë Elezaj.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa pas konsultimit me të është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”.
Lexo edheBalla poston videon e Jakup Krasniqit: Shqipëria dhe Kosova i duan në shtëpi komandantët e lirisë