“Ah more bab, keq na le…”, djali i Sylë Dakajt reagon pas humbjes së babait në Suharekë
dp
Lexo edheGucati për Krasniqin: Ky kolos i kombit dha gjithçka për Kosovën
Personi që u qëllua është Sylë Dakaj, i cili në momentet kritike ishte së bashku me bashkëshorten e tij dhe vajzën e tyre të mitur.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe djali i viktimës, i cili përmes një postimi në Facebook ka shprehur dhimbjen për humbjen e babait të tij, duke mos i kursyer fjalët as për autorin e vrasjes.
“Ah more bab, keq na le, po taksirati kështu qenka… n’dorë të atij krimineli e të atij qeni, se s’po di as çka me i thanë ma shumë. Po Allahu ia ktheftë atij qysh na bani ai neve. Allahut në dorë ia kam lanë atë pis. Bab, ti pusho i qetë në Xhenet e të dërgoftë Allahu në Xhenet. Allahu ia ktheftë atij qafiri e atij të pafeje e të pa njeriu”, ka shkruar Arianiti.
Lexo edheGucati për Krasniqin: Ky kolos i kombit dha gjithçka për Kosovën
Policia e ka arrestuar të dyshuarin Rrahman Hoti, pak pasi dyshohet se e kishte kryer veprën e rëndë. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji.