Jakup Krasniqi përshëndetet me familjen dhe rikthehet në Hagë
dp
Lexo edheMjekët e rinj protestojnë – Racaj kundërshton shifrat e Kurtit, 534 mjekë janë të papunë
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përfunduar sot vizitën e tij katërditore në Kosovë, e cila iu mundësua për arsye humanitare nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ndryshe nga ditët e tjera, gjatë hyrjes së sotme në shtëpinë e tij në Velani, Jakup Krasniqi është ndalur për pak çaste dhe i ka përshëndetur me dorë familjarët që po e prisnin dhe e përcillnin nga ballkoni i shtëpisë së tyre.
Fluturimi i Krasniqit drejt Hagës ishte planifikuar për në orën 15:00, ndërsa me ndryshimin e fundit, largimi i tij nga shtëpia do të bëhet dy orë më herët se agjenda fillestare.
Lexo edheMjekët e rinj protestojnë – Racaj kundërshton shifrat e Kurtit, 534 mjekë janë të papunë
Më poshtë mund të shihni pamjet teksa përshëndetet me familjarët.