BallinaLajmeQeveria Haradinaj me 4 ministri pa ministra

Qeveria Haradinaj me 4 ministri pa ministra

Të ngjajshme

Betohen 39 vullnetarët e Korpusit të Paqes, që do të shërbejnë në Kosovë

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu...

SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

Departamenti amerikan i Shtetit e ka njoftuar Kongresin amerikan...

Real Madridi hap zyrtarisht zgjedhjet, Perez i lë afat kundërshtarëve vetëm nëntë ditë

Real Madridi ka vendosur zyrtarisht të vërë në lëvizje...

Kimi nuk bëhet rehat, nisin probleme ligjore për markën SKIMS

SKIMS përballet me padi në Kaliforni, ish-punonjësi ngre akuza...

Evropa drejt udhëtimeve më të lehta me tren, BE zbulon planin për biletë të vetme

Komisioni Evropian ka propozuar rregulla të reja për thjeshtimin...

Katër ministri në Qeverinë e Kosovës kanë mbetur pa ministra. Tri që janë drejtuar nga Lista Serbe, si dhe Ministria e Brendshme pas dorëheqjes së Flamur Sefajt. Për postin e ministrit të Brendshëm po lakohen dy emra: Florian Qehaja dhe Fatmir Matoshi

Pas daljes së Listës Serbe nga Qeveria dhe pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, kanë mbetur pa udhëheqës katër dikastere qeveritare.

Ministria për Komunitete dhe Kthim (Dalibor Jevtiq), Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (Ivan Todosijeviq) dhe ajo e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (Nenad Rikallo) kanë mbetur pa ministra pasi drejtuesit e tyre tashmë janë larguar nga Qeveria (deklarativisht).

Pa drejtues aktualisht është edhe Ministria e Punëve të Brendshme, e cila deri më tash drejtohej nga ministri i AKR-së, Flamur Sefaj.

Sa i përket emërimit të ministrit të ardhshëm në MPB, nga AKR-ja kanë thënë se ende nuk dihet se kush dhe kur do të vijë në këtë pozitë.

Ndërkohë, sa i takon Listës Serbe, përfaqësuesit e koalicionit kanë vlerësuar se LS-ja vazhdon të jetë në qeverisje pasi zyrtarisht ende nuk është dorëhequr.

Madje ata janë shprehur të bindur se koalicioni do të vazhdojë të funksionojë si duhet edhe më tej. /Zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz