BallinaLajmeRizvanolli: Të hetohet deri në fund rasti në “Trepçë”, të sqarohet nëse...

Rizvanolli: Të hetohet deri në fund rasti në “Trepçë”, të sqarohet nëse aksidenti mund të parandalohej

Të ngjajshme

SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

Departamenti amerikan i Shtetit e ka njoftuar Kongresin amerikan...

Real Madridi hap zyrtarisht zgjedhjet, Perez i lë afat kundërshtarëve vetëm nëntë ditë

Real Madridi ka vendosur zyrtarisht të vërë në lëvizje...

Kimi nuk bëhet rehat, nisin probleme ligjore për markën SKIMS

SKIMS përballet me padi në Kaliforni, ish-punonjësi ngre akuza...

Evropa drejt udhëtimeve më të lehta me tren, BE zbulon planin për biletë të vetme

Komisioni Evropian ka propozuar rregulla të reja për thjeshtimin...

Lyoni rrezikon përjashtimin nga Champions League për shkak të krizës financiare

Olympique Lyonnais rrezikon seriozisht të mbetet jashtë garave europiane...

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur për media, pasi 18 minatorët e ngujuar në minierën e “Trepçës”, dolën nga miniera.

Ajo ka thënë se është e lumtur që gjendja e minatorëve është e mirë, duke shtuar se hapi i radhës për të është që ky rast të hetohet deri në fund.

“Gëzohem që tashmë u zgjidh kjo situatë dhe që gjëja më e rëndësishme është që të gjithë minatorët kanë dalë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa hapi i radhës për mua është që të hetohet deri në fund se pse ka ndodhur ky aksident dhe a ka mundur të parandalohej. Për këtë presim raportet e inspektorateve përkatëse për të parë pastaj hapat që mund të ndërmerren nga menaxhmenti në lidhje me këtë rast”, tha Rizvanolli pas daljes se minatorëve.

Disa orë më parë ndërmarrja “Trepça” ka reaguar lidhur me bllokimin e rreth 50 minatorëve në minierë.

Sipas njoftimit zyrtar, 29 punëtorë kanë dalë nga miniera, ndërsa 18 kishin mbetur ende të ngujuar.Tutje, u theksua se kjo ndodhi për shkak të një ndërprerjeje të furnizimit me energji elektrike në Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg, si pasojë e një defekti në linjën 35 kV Stan Tërg.

“Sipas informatave nga terreni, në hyrje të trafostacionit në flotacion është shkëputur një përcjellës i linjës, ndërsa si pasojë janë dëmtuar izolatorët përcjellës, duke shkaktuar djegie në trafon që furnizon flotacionin me energji elektrike. Po ashtu janë evidentuar dëmtime edhe në stabilimentet tjera përcjellëse në trafostacion”, u tha në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz