BallinaLajmeSHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej...

SHBA-ja i jep dritën e gjelbër armatimit për Kosovën me vlerë prej 14 milionë dollarësh

Të ngjajshme

Reagon Lushtaku: Më quajtën Sami Serbia, qytetarët nuk e lejuan dhe reaguan

Sami Lushtaku ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje e publikoi...

Aplikacioni “Mendje” dhe Ambasada e Kosovës në Berlin nisin kampanjën për shëndetin mendor të diasporës

Platforma për shëndetin mendor “Mendje”, në bashkëpunim me Ambasadën...

Udhëto tani nga Stockholm drejt Prishtinës me PrishtinaTicket!

Udhëtimet mes Suedisë dhe Kosovës tani janë më të...

Departamenti amerikan i Shtetit e ka njoftuar Kongresin amerikan për një leje të propozuar për eksportimin e artikujve të mbrojtjes, të dhënave teknike dhe shërbimeve të mbrojtjes drejt Kosovës, në vlerë prej 14 milionë dollarësh apo më shumë, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë disa burime brenda Kongresit.

Njoftimi është dërguar nga Byroja për Çështje Legjislative e Departamentit amerikan të Shtetit, në përputhje me nenin 36(c) të Ligjit për Kontrollin e Eksportit të Armëve.

Sipas dokumentit, njoftimi mban numrin e transmetimit DDTC 26–017, dhe i është përcjellë Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit.

Neni 36(c) kërkon që administrata amerikane ta njoftojë Kongresin për disa shitje apo leje të propozuara të artikujve dhe shërbimeve të mbrojtjes për shtete të huaja.

Në dokumentin e Kongresit nuk jepen hollësi publike për llojin e pajisjeve apo shërbimeve që përfshihen në këtë licencë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz