BallinaLajmeMe BIK-un a me Vetëvendosjen? Nga BIK-u konfirmohet se udhëzimi që ndalon...

Me BIK-un a me Vetëvendosjen? Nga BIK-u konfirmohet se udhëzimi që ndalon imamët të futen në lista politike është në fuqi

Të ngjajshme

Kimi nuk bëhet rehat, nisin probleme ligjore për markën SKIMS

SKIMS përballet me padi në Kaliforni, ish-punonjësi ngre akuza...

Evropa drejt udhëtimeve më të lehta me tren, BE zbulon planin për biletë të vetme

Komisioni Evropian ka propozuar rregulla të reja për thjeshtimin...

Lyoni rrezikon përjashtimin nga Champions League për shkak të krizës financiare

Olympique Lyonnais rrezikon seriozisht të mbetet jashtë garave europiane...

Reagon Lushtaku: Më quajtën Sami Serbia, qytetarët nuk e lejuan dhe reaguan

Sami Lushtaku ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje e publikoi...

Lajmi.net dje ka raportuar se si kandidimi i hoxhë Osman Musliu për deputet mund të jetë problem dhe në kundërshtim me një vendim të marrë nga Bashkësia Islame e Kosovës vitin e kaluar.

Më saktësisht BIK-u pati marrë vendim që anëtarët e Bashkësisë Islame të mos kandidojnë nëpër parti politike, e aq më pak të marrin pjesë nëpër organizime të fushatës elektorale.

E në lidhje me këtë, lajmi.net tentoi dje të marrë edhe një qëndrim nga BIK-u dhe hoxhë Musliu, por asnjëra palë nuk deshën të deklaroheshin.

Kurse zyrtari nga BIK Ramadan Shkodra ka konfirmuar se udhëzimi që ndalon kandidimin e imamëve në lista politike vazhdon të mbetet në fuqi.

Por sipas tij  çdo vendim eventual për masa ndaj hoxhës Osman Musliu do të jetë kompetencë e Kryesisë së BIK-ut.

”Udhëzimi është në fuqi. A do të merren masa, është kompetencë e Kryesisë. Kur të mblidhet Kryesia, del me qëndrim”, tha Shkodra për RTV21./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz