Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për financat publike, në të cilat shihet një rritje e dukshme e të hyrave dhe shpenzimeve të qeverisë në tremujorin e dytë të vitit 2025, krahasuar me periudhën e njëjtë vitit paraprak.
Sipas raportit të ASK-së, të hyrat e qeverisë në tremujorin e dytë të vitit 2025 arritën në 972.6 milionë euro, e që është një rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, pasi që në tremujorin e dytë të vitit 2024 të hyrat ishin 782.6 milionë euro.
E pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: tatimet në produkte 64%, tatimet rrjedhëse në të ardhura- 16% aktivitet dhe detyrimet financiare, 10% dhe kategori të tjera të të hyrave-pjesa e mbetur.
Po ashtu sipas ASK-së edhe shpenzimet e Qeverisë kanë shënuar rritje.
Në tre mujorin e dytë të vitit 2025, shpenzimet ishin 784,9 milionë euro, e që është një rritje krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, pasi që shpenzimet në tremujorin e dytë të vitit 2024 ishin 679.1 milionë euro.
Shpenzimet kryesore janë shpërndarë kështu: Kompensimi i punëtorëve – 28%, kontributet sociale dhe përfitimet – 26%, formimi i kapitalit bruto – 15%, konsumi i ndërmjetëm – 14%, kategori të tjera pjesa e mbetur./Indeksonline/