Qeveria e Kosovës i ndan 15 mijë euro për familjen e Arian Dacit
03

Lexo edheNdërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së, erdhi nga Gjermania për të luftuar për Kosovën

Qeveria ka marrë vendim të ndajë një shumë prej 15 mijë eurosh për familjen e zëvendësministrit Arian Daci, i cili vdiq të shtunën.
Vendimin për ndarjen e mjeteve për Arian Dacin u mor pas propozimit të kryeministrit Ramush Haradinaj dhe u aprovua nga ministrat.
Arian Daci, djali i ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci ndërroi jetë të shtunën në Brezovicë. Ai derisa po skijonte jashtë pistës së skijimit u zu nga orteku i borës.
Zëvendësministri i Diasporës u varros mesditën e së dielës me ceremoni shtetërore.

Lexo edheNdërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së, erdhi nga Gjermania për të luftuar për Kosovën
Katërdhjetëvjeçari la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë. /Express/
