Ka ndërruar jetë ish-ushtari i UÇK-së, Adem Gashi, i cili ishte pjesë e Batalionit të Parë të Brigadës 138 “Agim Ramadani”.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, i cili tha se Ademi erdhi nga Gjermania për të luftuar për Kosovën, njofton Klan Kosova.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mikut tonë të çmuar Adem Gashi. Me fillimin e luftës në Kosovë, Ademi la Gjermaninë dhe iu përgjigj ftesës për luftën çlirimtare duke u kyçur në Batalionin e Parë të Brigadës 138 “Agim Ramadani” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku shërbeu deri në fund të luftës” shkroi Berisha.
Lexo edheSylejman Selimi shkon për ngushëllime te Nexhat Daci
















