Qeveria e Kosovës bëhet edhe me një ministri

Sot në mbledhjen që po mbahet në Qeverinë e Kosovës, me shumicë votash është shfuqizuar vendimi i Qeverisë, Nr. 09/24, i datës 14.08.2020 për aprovimin e Koncept Dokumentit për themelimin e Agjencisë për Integrim Evropian.
Sipas vendimit të ri do të rikthehet Ministria e Integrimeve Evropiane.
Propozimi për shfuqizimin e këtij vendimi ka ardhur nga zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Driton Selmanaj.
“Parashtrojmë për shqyrtim dhe miratim, propozim-vendimin për shfuqizimin e vendimit të qeverisë të datës 14 gusht 2020 për aprovimin e koncept-dokumentin për themelimin e agjencisë për integrim evropian. Pas aprovimit të këtij vendimi obligohen autoritetet përkatëse që të zbatojnë këtë vendim. Ky vendim hyn në fuqi në datën e publikimit në Gazetën Zyrtare”, tha Selmanaj.

Lexo edhePër çfarë zgjidhje po flet PDK? Hyrjen në qeveri s’e diskuton, ngërçin politik duan ta shmangin
Qeveria në 16 pikat që ka pasur në rend të ditës, bie në sy pika 5, ku do të shqyrtohej një propozim-vendim, me anë të cilit mund të shtohet një ministri e re, gjë që me këtë vendim janë hapur rrugët.
Kujtojmë që qeveria Hoti ka 16 ministri dhe katër zëvendëskryeministra, ndërsa Ministria e Integrimeve Evropiane ishte shuar, shkruan Sinjali.














