“Qeveri e vadës së Lupçit” – Rama akuzon pushtetin për bllokimin e “Ishullit Urban”: Punimet u ndalën para se të nxirrej akti ligjor

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për bllokimin e projekteve kapitale në kryeqytet, duke veçuar projektin e “Ishullit Urban”, i cili synon të lidhë lagjen “Arbëria” me qendrën e Prishtinës.
Rama ka thënë se rreth 30 mijë banorë të kësaj lagjeje detyrohen aktualisht të kalojnë përmes shinave të trenit për të arritur në qendër, ndërsa sipas tij, projekti për zgjidhjen e këtij problemi është bllokuar nga Qeveria, transmeton lajmi.net.
“Procedurat i kemi kry. Punimet kanë fillu. Erdhën edhe i qitën shiritat. Arsyetimi? ‘Po e mbrojmë trashëgiminë kulturore.’ Cilën trashëgimi kulturore?!”, ka shkruar Rama.
Ai ka pretenduar se punimet janë ndaluar në mënyrë të jashtëligjshme, duke theksuar se ato janë ndërprerë në maj, ndërsa akti ligjor për ndalimin e projektit është nxjerrë në qershor.
“Pra, fillimisht e ndalën projektin, pastaj e krijuan arsyetimin për ndaljen e tij”, ka deklaruar Rama.
Në fund, kryetari i Prishtinës u ka bërë thirrje përfaqësuesve të Qeverisë që, sipas tij, të japin një arsye që justifikon bllokimin e projektit.
“Le të dalë veç NJËRI prej tyre para 30 mijë banorëve të Arbërisë dhe le ta thotë një arsye të vetme që e justifikon këtë bllokadë! Një të vetme”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
“Ishulli Urban” e lidh Arbërinë me qendrën e Prishtinës.

Lexo edheÇitaku: Kurti po dëshiron kaos dhe nënshtrim të opozitës, PDK-ja nuk shantazhohet
Sot, rreth 30 mijë banorë detyrohen me kalu përmes shinave të trenit për me dalë në qendër. Jo pse nuk ka projekt. Jo pse nuk kanë nisë punimet. Por sepse Qeveria ka vendosë me i blloku!
Procedurat i kemi kry. Punimet kanë fillu. Erdhën edhe i qitën shiritat Arsyetimi? “Po e mbrojmë trashëgiminë kulturore.” Cilën trashëgimi kulturore?!
Aq më tepër i kanë ndal punimet jashtëligjshëm! Punimet i ndalën në MAJ. Aktin ligjor e nxorën në QERSHOR. Pra, fillimisht e ndalën projektin, pastaj e krijuan arsyetimin për ndaljen e tij.
Le të dalë veç NJËRI prej tyre para 30 mijë banorëve të Arbërisë dhe le ta thotë një arsye të vetme që e justifikon këtë bllokadë! Një të vetme.
Qeveri e “vades të Lupçit”. Marre!/lajmi.net/












