Qëndresa Krelani është moderatore dhe komentatore e futbollit në Kosovë dhe padyshim është njëra ndër femrat më të komentuara në këtë profesion.
Përveç tjerash, ajo njihet edhe për “konfliktin” me futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova. Pasi e kishte pranuar se në një rast e kishte quajtur idiot për faktin se nuk pasoi te bashklëlojtari i tij, polemikat vazhduan dhe në një rast Qeqa për Zhegrovën pati thënë:
“Lojtarë ka shumë. Futbollistë ka pak. Juve lojtarëve reklamues të Instagramit vetëm mund t’u them një shprehje që ma ka mësuar babi im i ndjerë, ish-futbollist: ‘Një futbollist që puth më shumë femra se tituj, nuk është futbollist’”.