Antonio Mohamed, trajner i Monterrey-t.
Kohët e fundit është bërë i famshëm për zënkën me Jurgen Klopp në Botërorin për klube, por në Amerikën latine njihet për një histori që ka prekur zemrat e njerëzve.
Në 2006-ën, si tifoz i Argjentinës, ai shëtit Gjermaninë për të ndjekur Argjentinen në Botërorin e 2006-ës. Merr me vete të gjithë familjen, gruan dhe katër fëmijët e tij. Fati do që, gjatë udhëtimit për të shkuar për të parë Gjermani-Argjentinë, ata pësojnë një aksident rrugor.
Mohamed rrezikon të humbë këmbën e djathtë, por ai që ka fatin më të keq është Farid, djali i tij 9 vjeç, i cili v’des pas 3 ditësh në spital.
Në prag të v’dekjes, Mohamed i bën një premtim të voglit: ta kthejë Monterrey-n të fitojë titullin në Meksikë, këtë herë si trajner. Por jeta e Mohamed ndryshon nga ajo ditë.
Depresioni, këmba që nuk po shërohet, një premtim për t’u mbajtur, ndjenja faji… sepse në fund gjithçka ndodh për “fajin” e pasionit të tij.
Tri gjëra i japin Antonio-s forcën për të shkuar përpara: Zoti, familja dhe topi.
Këmba shërohet dhe Antonio kurorëzon ëndrrën e tij, bëhet trajner, kthen Huracan në kategorinë e parë të futbollit argjentinas. Në Europë, te Celta Vigo, dështon, por kjo është pjesë e lojës. Kthehet në Amerikën Latine, rigjen Monterrey-n e dashur.
Është skena e momentit kur Monterrey realizon penalltinë vendimtare. Pjesa tjetër e ekipit vrapon me krahët hapur. Skuadra fiton titullin, Monterrey është kampione e Meksikës, ndërsa fitorja e tij është diçka më e rëndësishme.
Ai ka fituar një premtim aq të rëndë, sa nuk arrin as të vrapojë, qëndron pa lëvizur, i ngrirë, ato që vrapojnë janë vetëm lotët në kujtim të Farid.
Sepse një premtim është një premtim, por premtimi i një babai vlen dyfish.