Qendra e Prishtinës/Dënohen qytetarët por jo edhe deputeti
BILLI·

Përderisa Policia e Kosovës po i dënonte kundërvajtësit për parkimin e automjeteve në rrugë, ai që i ka shpëtuar ndëshkimit ishte deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët PDK’së, Hajdar Beqa.
Sipas lexuesve të Syri.net Kosova policia ka dënuar disa persona mes të cilëve ishte edhe një taksi, por nuk ka dënuar edhe deputetin në fjalë , siç shihet edhe në fotografinë e siguruar nga redaksia e Syri.net Kosova.
















