back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeQendër masazhi apo shtëpi publike – çfarë po reklamohet në Prishtinë?

Qendër masazhi apo shtëpi publike – çfarë po reklamohet në Prishtinë?

Të ngjajshme

Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se përveç...

23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar...

Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë...

Enver Hoxhaj garanton se PDK do të rrisë të gjitha pensionet mbi 50%

Kandidati për deputet dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme,...
- Advertisement -

Shumë qendra masazhi që funksionojnë në Kosovë jo vetëm që duken sikur shtëpi publike, por ato edhe janë të lidhura duke u shndërruar shpesh herë në shtëpi publike.

Në reklamimin e tyre mund të kenë qasje të gjithë atë që kyçen në rrjetin social ‘Facebook’. Njëra nga sallonet e masazheve që është në Prishtinë ka sponsorizuar faqen e saj me disa fotografi provokuese, raporton Insajderi.

Përveç ambientit që ngjason me shtëpinë publike në qendër të vëmendjes janë edhe vajzat që bëjnë masazh me veshje tërheqëse dhe provokuese.

Policia e Kosovës ka arrestuar afro 30 persona që kanë ushtruar prostitucion. Ky numër i të arrestuarve nëpër tërë Kosovën për pesë vitet e fundit arrin deri në 300 të arrestuar, përderisa vendet më të prekura janë  shtatë rajonet kryesore të vendit.

“Në pesë (5) vitet e fundit për veprën kundërvajtëse Marrje me Prostitucion janë të arrestuar gjithsej 288 persona të dyshuar të ndarë sipas viteve: 2013-22, 2014-42, 2015-69, 2016-52, 2017-75 dhe tre mujori 2018-28”, kishte deklaruar Policia e Kosovës në deklarimet e saj të më hershme.

Në Polici deklarojnë se një numër i madh i këtyre personave janë arrestuar nëpër “sallone të masazheve”. Derisa, thonë se trajtimi i këtyre rasteve është bërë bazuar në ankesat e qytetarëve.

Vetëm në sallone të masazhit pohojnë se në dy vitet e fundit janë arrestuar 28 persona.

“Policia e Kosovës është në dijeni dhe ka trajtuar disa raste që gjatë ushtrimit të bisnesit si sallone masazhi, janë kryer edhe veprimtari tjera të dyshuara qofshin ato të prostitucionit, mundësimit në prostitucion apo edhe te  trafikimit me njerëz.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz