back to top
Saturday, March 14, 2026
BallinaLajmeQalaj: PDK është dashur të jetë më agresive në fushatë – duhet...

Qalaj: PDK është dashur të jetë më agresive në fushatë – duhet të reflektojmë, të shkojmë në zgjedhje të brendshme, kemi nevojë për rifreskim

Të ngjajshme

Chivu dhe Interi së bashku edhe për shumë vite

Interi ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin rumun...

Rashford mund të rikthehet te Man Utd, Barcelona sheh alternativa tjera

Sulmuesi anglez Marcus Rashford mund të rikthehet te Manchester...

Irani kërcënon të sulmojë qytetet e Emirateve të Bashkuara Arabe

Komanda ushtarake e Iranit kërcënoi të shtunën se mund...

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Rashit Qalaj, ka vlerësuar se fushata e zhvilluar nga partia e tij ka qenë e kujdesshme dhe e orientuar drejt unitetit dhe bashkëpunimit, por sipas tij, kjo qasje nuk është perceptuar si duhet nga qytetarët.

Duke folur në Debat Plus, Qalaj tha se PDK ka përdorur një gjuhë të matur ndaj oponentëve politikë, duke shmangur fyerjet dhe sulmet personale.

Megjithatë, ai theksoi se kjo qasje mund të ketë qenë një nga arsyet pse mesazhi i partisë nuk ka depërtuar mjaftueshëm te elektorati.

“Mendoj që populli i Kosovës ende nuk është duke e perceptuar mënyrën e fushatës. Ju e keni parë që bërë një fushatë që ka bërë thirrje unitet, bashkëpunim, partneritetet. Për të mirën e Kosovës. Kemi përdoru një gjuhë shumë të kujdesshme ndaj oponentëve politik, jo vetëm tash por edhe në fushatën e kaluar. Dhe po ashtu kemi qenë të kujdesshme që mos ta ofendojmë askënd.

Por realisht fatkeqësisht, mendoj që është dashur të jemi më agresiv, më dinamik, më të prerë në çështje. PDK-ja edhe pse është herët për të bërë analiza, duhet të reflektojmë, të shkojmë në zgjedhje të brendshme sa më shpejt që është mundshme. Këtu është defekti kryesore, se struktura tona, e kam fjalën që nga nëndegët deri te kryesia qendrore, nuk kemi mbajtur zgjedhje të brendshme që 4 vite. Kemi nevojë për rifreskim…”, ka thënë Qalaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz