back to top
Monday, December 15, 2025
BallinaBotëPutini e citon Kuranin, Erdoganit i qeshet

Putini e citon Kuranin, Erdoganit i qeshet

Të ngjajshme

Dolce e mohon marrëdhënien me Edin para prime-it: Ishte vetëm njohje

Lidhja e komentuar mes Dolces dhe Eduard Kuçit në...

0 gola në 9 ndeshje, Igli Tare hedh sytë te sulmuesi i Premierligës

Niclas Fullkrug është kthyer në një objektiv serioz për...

Reali kërkon përforcime, Vitinha në listën e madrilenëve

Real Madridi po kalon një periudhë të vështirë dhe...

Presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë të përbashkët me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan dhe atë iranian Hassan Rouhani, ka cituar Kuranin, gjë e cila ka shkaktuar të qeshura në sallë.

Duke folur lidhur me luftën që po zhvillohet në Jemen, Putin ka thënë se turqët duhet t’i kujtojnë të mirat e Allahut.

“Kujtoni të mirën që ua bëri Allahu juve – kur ju ishit armiq dhe Ai bashkoi zemrat tuaja dhe u bëtë vëllezës, sipas dëshirës së Tij’, ka thënë Putin, teksa duket sipas videos, se audienca që e dëgjon, duket mjaft e entuziazmuar.

Kjo deklaratë e tij siç duket i ka ‘çuditur’ dy homologët e tij, të cilët janë parë duke qeshur me të madhe.

Madje, përveç Erdogan e Rouhan, edhe zyrtarët e tjerë të pranishëm në konferencë janë parë në të qeshura.

Ndër të tjera, Putin ka folur edhe për problemet në Arabinë Saudite, duke e cituar prap Kuranin.

“Kurani thotë se cdo lloj dhune është e papranueshme, përvec një dhune, kur ju mbroni popullin tuaj.  Ne jemi gati të mbrojmë popullin, jemi gati të ndihmojmë Arabinë Saudite për të mbrojtur popullin e saj”, ka thënë Putin.

Kujtojmë se gjatë kësaj jave ka pasur sulme të mëdha në Arabi, të cilat kanë ngjallur shumë tensione.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz