back to top
Wednesday, November 5, 2025
BallinaUncategorizedPutin: Dialogu SHBA-Rusi, çelësi i stabilitetit në botë

Putin: Dialogu SHBA-Rusi, çelësi i stabilitetit në botë

Të ngjajshme

Trump do ta mirëpresë presidentin e Sirisë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, planifikon që...

Më shumë vdekje në rrugët zvicerane, një rekord negativ europian

Zvicra mban rekordin europian për numrin e viktimave në...

Galaxy S26 do të lansohet më herët se ç’pritej?

Seria Samsung Galaxy S26 do të zbulohet në San...

Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi të shtunën se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë ishin çelësi i stabilitetit në botë dhe bëri thirrje për një dialog të bazuar në barazi dhe respekt.

”Marrëdhëniet mes dy vendeve janë një faktor kyç për të garantuar stabilitet dhe siguri në botë, pavarësisht mosmarrëveshjeve aktuale”, deklaroi presidenti rus në një mesazh drejtuar homologut amerikan, Barack Obama me rastin e festës së pavarësisë amerikane.

“Rusia dhe SHBA-ja janë të afta të gjejnë zgjidhje për problemet ndërkombëtare më të vështira dhe të përballojnë në mënyrë efikase kërcënimet dhe sfidat në botë”, shkruan Putin në këtë telegram të publikuar nga Kremlini.

”Kjo duhet bërë nëpërmjet dialogut mbi parimet e barazisë dhe respektimit të përbashkët për interesat e secilit”, shtoi ai.

Rusia është në konflikt me SHBA-në kryesisht për çështjen e Ukrainës, ku Moska ka akuzuar SHBA-në se po ushtron presion mbi Evropën për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. /trt/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz