Punëtori vdes nga të ftohtit në Podujevë (Video)
BILLI
Lexo edheVetura bie nga ura pa mbrojtëse (Foto/Video)
51 vjeçari Ekrem Ajvazi ka ndërruar jetë derisa ishte nisur për të rregulluar antenën e një operatori mobil.
Mjeku Muhamet Hoti që ishte thirrur për të intervenuar me urgjencë në fshatin Herticë nuk kishte arritur me kohë pasi rruga ishte e pakalueshme nga bora.
Shkaqet e vdekjes doktor Hoti thotë se do t’i japin saktë mjekët e mjekisë ligjore, që u thirrën në vendin e ngjarjes, por shenjat e para thonë se ai ka vdekur nga një sulm në zemër që mjeku mendon se u nxit nga kushtet e rënda atmosferike, njofton Klan Kosova.
Lexo edheVetura bie nga ura pa mbrojtëse (Foto/Video)
Shefi i ndërrimit në stacionin policor në Podujevë thotë se rasti aktualisht është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.
https://www.youtube.com/watch?v=hMc-GHcv2Eo