BallinaLajmePula: Qeveritë me tepricë kanë jetë të shkurtër

Pula: Qeveritë me tepricë kanë jetë të shkurtër

Të ngjajshme

Kosova U17 publikon listën, i ftuar një lojtar i Milanit

Përzgjedhësi i Kombëtares U17, Arbnor Morina, ka publikuar listën...

Droga në Lipjan, alivanoset në gjykatë i akuzuari që u dënua me 10 vjet

Gjykata ka marrë vendim për dënimin e të akuzuarve...

Kosova e merr një goditje, Avdullahu do të mungojë ndaj Sllovakisë

Kombëtarja e Kosovës e ka marrë një goditje në...

Nura i PDK-së: Nuk ekziston hapësirë për marrëveshje politike

Përfaqësuesi i PDK-së, Jakup Nura për RTV21, tha se...

Besnik Pula nuk pret që Qeveria Haradinaj të jetë jetëgjatë. E ka shprehur këtë bindje, tek është mbështetur në teori dhe në të dhëna empirike, të cilat në thelb të trajtimit i kanë pasur “qeveritë me tepricë”.

Pula është mësimdhënës në Departamentin e Shkencës Politike në Universitetin Virginia Tech në Shtetet e Bashkuara. Ai specializon në ekonomi politike dhe ka doktoruar në sociologji në Universitetin e Miçigenit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në një intervistë nëpërmjet e-mailit dhënë “Kohës Ditore”, ai ka folur ekskluzivisht për Qeverinë e këtij mandati, e cila ka thyer të gjitha rekordet, si për nga numri i ministrave e zëvendësministrave, po ashtu edhe për nga numri i këshilltarëve politikë dhe të emëruarve të tjerë.

“Edhe në rrethanat ideale, me aktorë politikë që kanë besim të plotë ndaj njëri-tjetrit, ndarja artificiale e resorëve qeveritarë, dikasterët e përzier e që ‘shkelin mbi këmbët’ e njëri-tjetrit, çon në joefikasitet në qeverisje, dublifikim të nismave, politika kundërthënëse dhe jokoherencë të përgjithshme në veprim”, ka thënë Pula. “Nga një pikëpamje e thjeshtë organizative, sa më shumë kompleksitet ka një organizatë, aq më e lartë është kostoja e koordinimit dhe rrjedhimisht edhe aq më i ulët efikasiteti”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz