Lansohet dueti i shumëpritur.
Dy artistët e njohur shqiptarë, Morena Taraku dhe Sabri Fejzullahu kanë publikuar këngën e re. Kënga titullohet “Dashni” dhe është shoqëruar me videoklip.

Tekstin e këngës e ka shkruar Tim, ndërsa producent i këngës është “Libeats”.
Këtë duet artistët e kishin paralajmëruar që nga muaji korrik përmes disa fotografive të postuara në rrjetin social, Instagram.
Ky është bashkëpunimi i parë i dyshes dhe mbetet të shihet se a do të pëlqehet nga publiku.
Dëgjojeni këngën: