Publikohet biseda e fshehtë mes Millosheviqit dhe Mlladiqit (Audio)

Në ditën e sotme të vitit 1996, gjenerali serb Ratko Mlladiq, kundër të cilit Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte ngriti padi në 25 korrik të vitit 1995, ishte shkarkuar nga pozita e komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe në Bosnje e Hercegovinë.
Mlladiq kishte mbajtur këtë pozitë nga 12 maji i vitit 1992, kurse në rrjetet sociale është shfaqur një audio incizim, ku dëgjohet një bisedë e fshehtë mes tij dhe Sllobodan MillosheviqiT
Në këtë bisedë mund të dëgjohet se si Millosheviqi e siguronte Mlladiqin se në asnjë mënyrë nuk do ta ekstradonte në Tribunalin e Hagës.
“Dua të them se për asnjë arsye nuk do të lejoja dikë të ekstradoj në Tribunalin e Hagës, pasi do të ishte turpi më i madh kombëtar për popullin tonë”, dëgjohet Millosheviqi duke i thënë gjeneralit Mlladiq.

Lexo edhePërgjimi që zbulon bisedën e çuditshme në mes të Millosheviqit dhe djalit të tij (Video)
“Është budallallëk të mendosh se nuk guxon të vish këtu, nga frika se dikush mund të arrestojë dhe dorëzojë në Tribunalin e Hagës”, ka shtuar Millosheviq.
Se çfarë e kishte porositur dhe cili është qëndrimi i tij karshi Karaxhiqit dëgjohen audio incizimin.














