Paris Saint Germain është finalisti i parë i edicionit të jashtëzakonshëm të Ligës së Kampionëve, 2019/2020.Kampionët francezë mposhtën Leipzigun gjerman, bindshëm 3-0.
Që nga minuta e parë, parisienët e deshën më shumë fitore, teksa vërsuleshin çdoherë drejt portës kundërshtare.
Qëllimit ia arritën pas vetëm 13 minutash lojë, ku braziliani Marquinhos realizoi me kokë, pas një harkimi fenomenal të Di Marias.
Argjentinasi dukej tejet në formë, ndërsa epiteti i asistuesit nuk i bëri shumë përshtypje. Kësisoj, pikërisht në momentin më të mirë për një ekip, tre minuta para fundit të pjesëlojës së parë, shënoi për 2-0, duke shfrytëzuar asistimin e Neymarit, e i cili përfitoi nga një gabim i mbrojtjes kundërshtare. Ky ishte rezultat i pjesës së parë.Në të dytën mjaftoi vetëm një gol i Bernat, në minutën e 56′, poashtu me asist të Di Marias, që njëherit doli të jetë edhe rezultati përfundimtar i kësaj sfide.
PSg në finale do të luajë përballë fituesit të gjysmëfinales tjetër, Bayern – Lyon, që do të mësohet nesër.