back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaSportPSG ndalet nga Strasbourg

PSG ndalet nga Strasbourg

Të ngjajshme

Cristiano Ronaldo shfaqet me look të ri

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo ka ndryshuar stilin e flokëve. 40-vjeçari...

FSK-ja tërheq një mjet të pashpërthyer në Plemetin

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të...

Aksident i rëndë në Milloshevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash...

Iu përkeqësua gjendja teksa po shëtiste, vdes një person në Podujevë

Një person ka vdekur në fshatin Penuhë të Podujevës,...

PSG është ndalur me barazim nga Strasbourg, në ndeshjen e javës së tetë të Ligue 1.

Kampioni i Francës nuk të marr më shumë se një pikë para tifozëve vendas në ”Parc des Princes”, duke barazuar me rezultat 3-3, shkruan IndeksOnline.

Në fakt PSG e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 6-të, me golin e Bradley Barcola.

Strasbourg u ringjall dhe përmbysi rezultatin qysh në pjesën e parë.

Joaquin Panichelli në minutën e 26-të dhe Diego Moreira në minutën e 41-të, shënuan për skuadrën mysafire.

Me të nisur pjesa e dytë, Panicheli shënoi golin e dytë personal, në minutën e 49-të.

Goncalo Ramos u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 58-të, duke rikthyer shpresat e PSG-së, derisa Senny Mayulu shënoi golin e barazimit në minutën e 79-të.

Pavarësisht barazimit, PSG kryeson tabelën e Ligue 1, me 17 pikë, një më shumë se Strasbourg e cila renditet e dyta./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz