Pse Lista Srpska mori më pak vota se në zgjedhjet tjera, dy janë arsyet sipas Rada Trajkoviq
dp

Lexo edheMarrëveshja për Gazën, Osmani: Falë udhëheqjes së Trumpit, momenti i shumëpritur i paqes u bë realitet

Politikanja serbe, Rada Trajkoviç, ka thënë se arsyeja pse Lista Serbe mori më pak vota krahasuar me zgjedhjet e kaluara është për dy arsyeje.
Ajo tha se kjo është për shkak të emigrimit e serbëve, si dhe siç tha ajo rritjen e “albanizimit” në komunat me shumicë serbe.
Në një prononcim për për Agjencinë Rajonale të Lajmeve JUGpress, ajo ka pretenduar se Albin Kurti po punon për të destabilizuar serbët e Kosovës.

Lexo edheMarrëveshja për Gazën, Osmani: Falë udhëheqjes së Trumpit, momenti i shumëpritur i paqes u bë realitet
Ajo pretendoi se këtë Kurti e bëri edhe në Maqedoninë e Veriut, duke shtypur siç thotë ajo partitë shqiptare që stabilizuan Maqedoninë, përcjell Kossev.
Trajkoviq ka thënë se e ardhmja e komunave me shumicë serbe do të jetë plotë sfida mes pushtetit lokal dhe qendror, veçmas nëse Qeverinë e udhëheq Kurti “represiv”, siç ka thënë ajo.