Prurja e vetme e Ismet Beqirit- Nazi i “Auroras” e braktis LDK-në dhe Ministrinë!
01·

Nazmi Sfishta i grupit “Aurora”, i njohur si Nazi, të cilën në Lidhjen Demokratike të Kosovës e kishte sjellë Ismet Beqiri, ka marrë një vendim të papritur. Gazeta Blic ka marrë vesh se Nazi përfundimisht e ka braktisur Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Përpos që është larguar nga LDK-ja, Nazi është larguar edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, që ishte punësuar para disa muajsh”, i ka thënë Gazetës Blic ky burim në LDK.
Merret vesh se Sfishta ishte i pakënaqur me hapësirën që i është dhënë në LDK.
Ndryshe, aderimi i Nazmi Sfishtës dhe Grupit muzikor “Aurora” në LDK, ishte konsideruar si suksesi më i madh në këtë aspekt i Ismet Beqirit.
Lexo edhe“Vala Kids” – produkti më i ri për fëmijët
Para disa kohës, vetë Nazi përmes një postimi në Facebook kishte paralajmëruar rikthimin në muzikë.
Ai më 9 maj përmes një postimi kishte paralajmëruar fansat për rikthim.














