Ish-kandidati për deputet i LDK-së, Vebi Mujku emërohet Kryeshef Ekzekutiv i “Pallatit të Rinisë”
dp
Lexo edheA mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Europës?

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Mujku përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se këtë përgjegjësi e nis me përkushtim dhe synimin për të kontribuar në zhvillimin e ndërmarrjes, transmeton lajmi.net.
Ai ka theksuar se prioritet do të ketë punën e ndershme, bashkëpunimin me kolegët dhe gjetjen e zgjidhjeve për sfidat me të cilat përballet ndërmarrja.
Postimi i plotë:
Sot mora detyrën e Kryeshefit Ekzekutiv të N.P.L. “Pallati i Rinisë” Sh.A. E nis këtë punë me përgjegjësi dhe me dëshirën për të dhënë kontributin tim në një ndërmarrje që ka një vend të veçantë në jetën e Prishtinës.

Lexo edheA mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Europës?
Për mua, kjo detyrë nënkupton punë të ndershme, vendime të menduara mirë dhe respekt për njerëzit me të cilët do të punoj. Dua të dëgjoj, të njoh nga afër punën dhe vështirësitë e përditshme dhe, bashkë me kolegët, të gjejmë zgjidhje që e çojnë ndërmarrjen përpara.
Jam i vetëdijshëm se ka shumë punë për të bërë dhe se besimi fitohet me atë që bëjmë çdo ditë. Me këtë bindje e nis këtë përgjegjësi, i gatshëm për bashkëpunim dhe i përkushtuar ndaj punës që na pret./lajmi.net/