back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajme“Vala Kids” – produkti më i ri për fëmijët

“Vala Kids” – produkti më i ri për fëmijët

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, Telekomi i Kosovës lanson produktin më të ri “Vala Kids”.

Përmes këtij produkti të gjithë prindërit do të kenë mundësinë që të monitorojnë fëmijët e tyre 24 orë, varësisht se ku ndodhen në territorin e Republikës së Kosovës.

“Këtë monitorim e mundëson ora e mençur që vendoset në dorën e fëmijëve/nxënësve, e cila është e lidhur me sowtuer/aplikacion, ku përmes një numri të Valës, të vendosur në orën e dorës, prindërit njoftohen për vendndodhjen/lokacionin e fëmijëve të tyre”, thuhet në njoftimin e Vala-s.

E veçanta e këtij produkti, sipas njoftimit është se kjo orë e dorës detekton vendet e sigurta dhe ato me rrezikshmëri, ku me automatizëm përçohet informata në telefonin mobil të prindit me anë të një alarmi.

“Gjithashtu edhe vetë fëmijët mund të bëjnë thirrje nga kjo orë, në tre numra të përzgjedhur, GPS dhe LBS, me ç’rast në atë këtë moment tregon lokacionin e saktë se prej nga është duke ardhur ajo thirrje”, thuhet në njoftim.

“Fëmijët e të gjitha grupmoshave, që nga sot do të jenë edhe më të lumtur dhe më të sigurt. Ata do ta festojnë këtë ditë me një dhuratë të veçantë që ofrohet nga Vala. Për këtë arsye, ne këtë ditë e kemi kthyer, jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë gëzimi për të gjithë prindërit, të cilët tash e tutje nuk do të brengosen për vendndodhjen e më të dashurve të tyre”, citohet të ketë thënë Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.

Për të gjithë ata prindër, nxënës, fëmijë, që janë të interesuar për këtë produkt/shërbim, duhet të vizitojnë njërën nga pikat më të afërta të shitjes të Telekomit të Kosovës/Valës.

vala kids

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz