HomeLajme​Protestë studentore në Tiranë në mbështetje të gjuhës shqipe në Maqedoninë e...

​Protestë studentore në Tiranë në mbështetje të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Të ngjajshme

Studentë nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Prishtinës u grumbulluan këtë të hënë në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të protestuar në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë zhvillimin e provimeve në gjuhën shqipe.

Me moton “Shqiptaria është me Shkupin”, protestuesit nisën marshimin drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë, duke mbajtur flamuj kombëtarë, pankarta dhe banderola me mbishkrimin “Ne jemi bashkë”.

Në nisje të protestës u këndua himni kombëtar dhe u dëgjuan thirrje si “Gjuha shqipe, gjuha jonë”, “Duam shqipen zyrtare” dhe “O sa mirë me qenë shqiptar!”. Protestuesit kënduan gjithashtu këngën “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës.

Studentët deklaruan se protesta nuk ka karakter politik dhe kërkuan që të mos përdoret për qëllime partiake.

Ata theksuan se kërkojnë vetëm respektimin e të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në proceset akademike në Maqedoninë e Veriut.

Një student nga Maqedonia e Veriut, gjatë fjalës së tij në protestë, u shpreh se kërkesa e tyre lidhet me barazinë dhe dinjitetin.

“Ne nuk kërkojmë privilegje, por barazi dhe respekt për gjuhën tonë. Gjuha shqipe është identiteti ynë dhe amaneti i brezave”, deklaroi ai.

Në protestë morën pjesë studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz