Protesta para Kryeministrisë, merr flakë “tavolina e dialogut” që e vendosi Rama
dp

Lexo edhe‘Qeveri e krimit’/ Digjen karriget e ‘dialogut’, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit

Ata nisën marshimin nga selia e PD drejt godinës së Kryeministrisë. Ndërkohë në krye janë Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.
Direkt pas mbërritjes para Kryeministrisë, protestuesit kanë djegur jastëkët e vendosura nga Rama në tryezën e dialogut.
Ndërkohë kjo e shtunë shënon ditën e 12-të të protestës studentore, ku për sot është thirrur për një tubim kombëtar në kryeqytet. Me këtë protestë janë solidarizuar pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël, ndërsa pjesëmarrje pritet edhe nga studentët e rretheve.

Lexo edhe‘Qeveri e krimit’/ Digjen karriget e ‘dialogut’, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit
Gjithashtu është bërë e ditur nga Top Channel, se policia ka angazhuar rreth 2 mijë forca në terren për të garantuar sigurinë dhe parandaluar përshkallëzime.