BallinaBotëProtesta e “burkinit”: duam të lahemi në pishinë si gjithë dynjaja!

Protesta e “burkinit”: duam të lahemi në pishinë si gjithë dynjaja!

Të ngjajshme

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Tash e disa vite vera vjen me të njëjtën histori: atë të grave muslimane që duan të kënaqen në pishinë me veshjen e tyre të quajtur “burkini”, pavarësisht ndalesave absurde nga autoritetet.

Një grup i grave myslimane në Francë thonë se e kanë ëndërr për t’u argëtuar në pishinat publike si të gjithë qytetarët e tjerë.

Kjo është arsyeja pse ato sfiduan ligjin që ndalon burkinin në pishinë. Në qytetin Grenoble të Francës, e diela ishte bërë e zëshme nga shumë gra me burkini e me bikini, që të gjitha në kërkim të të drejtave për gratë muslimane.

“Ne kemi një ëndërr, të argëtohemi në pishinat publike si të gjithë qytetarët e tjerë, të hyjmë në ujë bashkë me fëmijët tanë sa herë që duan të notojnë”, thotë njëra nga protestueset.

Në një protestë të quajtur “Operacioni Burkini”, dhjetëra gra notonin në pishinën publike Jean Bron në Grenoble.

Megjithëse rojet e pishinës i paralajmëruan gratë myslimane se rrobat e tyre të ujit thyen kodin e veshjes së pishinës, anëtarët e tjerë të bashkësisë brohorisnin dhe duartrokisnin gratë kur ato gjithsesi hynë në pishinë.

Megjithatë pa gjobë nuk shpëtuan. Ato thonë me shaka se sa herë që duan të notojnë në pishinë publike, përveç pagesës prej 20 euro për hyrje, ato bëjnë gati edhe 35 të tjera për të larë dënimin. /tesheshi.com/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz