BallinaLajme"Pronto", reagon prokurorja Drita Hajdari, tregon çfarë hapa do të ndërmerr

“Pronto”, reagon prokurorja Drita Hajdari, tregon çfarë hapa do të ndërmerr

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Prokurorja Drita Hajdari, ka thënë se është e zhgënjyer pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, vendim ky që i la të lirë 11 të akuzuarit e rastit “Pronto”.

“Si prokurore e rastit deklaroj se jam e zhgënjyer me aktgjykimin lirues të gjykatës së instancës së parë. Mirëpo, këtu nuk përfundon gjithçka, unë do të ankohem dhe me bazë pres një vendim ndryshe nga Gjykata e Apelit”, ka thënë Hajdari, shkruan Insajderi.

“Sidoqoftë, unë si prokurore e kam kryer punën time sipas provave që i kam pas, dhe ndaj personave për të cilët kam pas prova të sigurta se me veprimet e veta kanë kryer veprat penale”.

“Në atë mënyrë, ne si prokurori kemi demonstruar se askush nuk është i paprekshëm dhe se askush nuk është mbi ligjin dhe se mund të ndiqen penalisht dhe të akuzohen të gjithë, pavarësisht nga pozita apo statusi i tyre shoqëror. Mirëpo, për fat të keq gjykata e shkallës së parë mendoj ndryshe”.

“Mbetët ta shohim me çfarë arsye është udhëhequr kjo gjykatë për lirimin e të akuzuarve dhe cilat janë ato prova që sipas mendimit të tyre mungojnë për të vërtetuar fajësinë e të akuzuarve në këtë rast”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz