BallinaShqiptarePronarët e restoranteve rrjepin pushuesit, kjo faturë e vërteton më së miri...

Pronarët e restoranteve rrjepin pushuesit, kjo faturë e vërteton më së miri (foto)

Të ngjajshme

A ka marrë fund shoqëria mes Mirit dhe Rogertit?

Shkas për këto zëra të fundit u bë një...

Iranianët i paraqesin SHBA-së një propozim të ri

Iranianët kanë paraqitur një propozim të ri që do...

Kurti në seancë: Dështimi për zgjedhjen e Presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën...

Haxhiu: Mungesa e opozitës është një veprim që prodhon pasoja direkte

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka folur në seancën e thirrur...

Me rritjen e temperaturave, rriten edhe çmimet e si rrjedhojë shtohen edhe të ardhurat e pronarëve të restoranteve në bregdetet shqiptare. Pavarësisht rritjes së çmimeve, shqiptarët e marrin parasysh këtë dhe shfrytëzojnë disa ditë për të pushuar.

Por, një rritje e “lehtë” është e pranueshme, ama jo kur abuzohet.

I tillë është rasti i një qytetari, i cili ka denoncuar “rrjepjen” që iu bë sot në një restorant tek “Rëra e Hedhur” në Shëngjin.

Një drekë normale me vetëm 4 persona u ka shkuar atyre plot 94 mijë lekë. Për më tepër, qytetari shkruan se ai hëngri në një “barakë”, por që mesa duket çmimet i kishte si në një restorant me pesë yje.

Më poshtë fatura që dëshmon më së miri rrjepjen që po u bëhet shqiptarëve teksa pushojnë në bregdet.

“Dreke minimaliste sot tek rera hedhur. Mund ta publikoni? Ta marin vesh njerzit si vidhet ne ditet e sotme. Dreka esh ngren ne nje nga barakat qe gjenden aty. Ishim 4 persona. Faleminderit…”./JOQ/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz