back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmePronar i hotelit të rrënuar është i fuqishmi nga Mitrovica

Pronar i hotelit të rrënuar është i fuqishmi nga Mitrovica

Të ngjajshme

Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,...

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para Prime-it

Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother...

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin ndërkombëtar “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Sot në Mitrovicë është shembur një pjesë e madhe e objektit të ish hotel “Adriatiku”, i cili ka qenë mjaft i njohur në periudhën e para luftës.

Veriu.info mëson se ky objekt është privatizuar para rreth 14 vitesh nga biznesmeni Ismet Osmani – Curri dhe një biznesmen tjetër nga Mitrovica.

Ismet Osmani – Curri njihet si një nga njerëzit më të fuqishëm në Mitrovicë, i përfshirë edhe në “Betejën mafioze për tokën e shtetit”, një hulumtim i realizuar kohë më parë nga Insajderi e ku pasqyrohej veprimtaria e dyshimt e tij.

Indoks kishte sjellur brenda një dokumentar shumë detaje nga beteja e madhe mes disa biznesmenëve në Kosovë për tokën e shtetit në Fushë Kosovë e cila kishte një vlerë të jashtëzakonshme. Njëri nga protagonistët kryesorë të këtyre ngjarjeve sic raportonte kohë më parë Insajder ishte Ismet Osmani – Curri.

Madje nga raportimet e asaj kohe bëhej e ditur se kishte pasur edhe shumë konflikte mes këtyre grupeve për një tokë të shtetit e të cilën shteti nuk arriti ta fus nën kontrollë duke mbetur vetëm si një shikues naiv.

Njëri nga rrjetet më prestigjioze botërorë për gazetari hulumtues, OCCRP-ja në vitin 2015 kishte publikuar një hetim të gjatë e të detajuar me titullin “Ngritja e krimit të organizuar nga Ballkani në Pragë”, e ku një nga personazhet kryesore negative është vetë Ismet Osman- Curri.

Në këtë hetim raporti i OCCRP bën lidhjen në mes të Osmanit dhe një rrjetit të madh kazinosh në Austri. Në këtë hetim raporti i OCCRP bën lidhjen në mes të Osmanit dhe një rrjetit të madh kazinosh në Austri.

Ismet Osmani “Curri” nga Mitrovica në Kosovë themeloi kompaninë “Dafina” në Brno, qyteti i dytë më i madh në Republikën Çeke, që ndodhet rreth 100 kilometra në veri të Vjenës. Për një periudhë të gjatë kohore, kompania ishte në gjumë, por në gusht 2014, Osmani ia shiti pjesën më të madhe të saj, Nikola Kuzhninit. Të dy, Osmani dhe Kuzhnini jetojnë në një shtëpi luksoze në Brno. Ata e ndajnë këtë adresë me Pjeter Nikollaj , i cili ishte nënkryetar i bordit drejtues të “Paradise Casino Admiral” – një rrjet prej 20 kazinosh që i përkasin grupit Novomatic me bazë austriake”, konstaton OCCRP-ja nën titullin “Mafiozi shqiptar” kur e përshkruan “Currin”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz