BallinaDrenica +Drenica KulturëPromovohet botimi i Trashëgimisë Arkeologjike të Komunës së Skenderajt (FOTO)

Promovohet botimi i Trashëgimisë Arkeologjike të Komunës së Skenderajt (FOTO)

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha se Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Lokaliteteve po shënohet në kuadër të vitit të trashëgimisë kulturore evropiane, duke inkurajuar me shumë angazhim në mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore si vlerë e përbashkët.

Për të shënuar këtë ditë, në Parkun Arkeologjik, u promovuan tri botimet e Institutit Arkeologjik të Kosovës: Harta Arkeologjike e Kosovës Vëllimi i III-të, Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Istogut dhe Trashëgimia Arkeologjike e Komunës së Skenderajt.

“Jemi së bashku për të promovuar tri botimet e Institutit Arkeologjik të Kosovës dhe paraprakisht angazhimin e arkeologëve, profesionistëve, komunave që kanë bashkëpunuar me institucionet tona gjatë procesit të evidentimit të lokaliteteve, ekspeditave të ndryshme me karakter të përnjohjes por dhe atë shkencor. Puna e Institutit Arkeologjik të Kosovës, në bashkëpunim me arkeolog tjerë të vendit dhe ndërkombëtarë, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka mundësuar në vazhdimësi dokumentimin e të kaluarës sonë, thesarit të trashëgimisë dhe qytetërimit të hershëm” tha ministri Gashi.

Ai po ashtu tha se përkushtimi për të mbështetur punën shkencore të Institutit Arkeologjik dhe institucioneve e profesionistëve do të vazhdoj.

“Rëndësi më e madhe do t’i kushtohet angazhimit të kuadrove të reja në fushën e arkeologjisë kurse fokus të përbashkët do të kemi botimet dhe prezantimet e rezultateve brenda dhe jashtë vendit”, u shpreh ministri Gashi.

Në shënim të kësaj dite, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau tri mirënjohje për përfaqësuesit e familjeve të cilat kanë dhënë kontribut në fushën e trashëgimisë arkeologjike duke i dhuruar gjetjet arkeologjike.

Mirënjohjet u ndanë për familjen e z. Faik Islami fshati Gllamnik-Komuna e Podujevës, familjen e z. Hamdi Ibishi, fshati Orllan- Komuna e Podujevës dhe për familjen e z. Prend, Nikoll e Pjeter Heqimi, fshati Zllakuqan-Komuna e Klines.

Në përmbyllje të fjalës së tij, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, falënderoi për kontributin e jashtëzakonshëmtë gjithë arkeologët, redaksinë e Hartës Arkeologjike , autorët, si dhe autorin e dy botimeve z. Haxhi Mehmetaj dhe komunat komuna përkatëse./DrenicaPress/

Fotografia e Musli Ademi

Fotografia e Musli Ademi

Fotografia e Musli Ademi

Fotografia e Musli Ademi

Fotografia e Musli Ademi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz