back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeProkuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër 11 gardianëve dhe një mjeku për rastin...

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër 11 gardianëve dhe një mjeku për rastin “Drenica”

Të ngjajshme

Kokëdhimbje për Hansi Flick para ndeshjes me Valencian, Yamal nuk stërvitet

Barcelona të dielen zhvillon ndeshjen e radhës në La...

Pavardi shqiptar “i natyralizuar”, e bën shqiponjën pas golit te parë me Marseille

Futbollisti francezm Benjamin Pavard ka nisur të ”natyralizohet” si...

Asgjësohen mbi 9000 bimë kanabisi në Qarkun e Shkodrës

Policia e Shqipërisë ka asgjësuar 9317 bimë të dyshuara...
Sot, një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ngriti aktakuzë në rastin e regjistruar me numër PPS 67/2014 në lidhje me vepra penale të kryera gjatë gjykimit të rastit ‘Drenica’.
Pas zhvillimit të hetimeve të gjata dhe të ndërlikuara, 11 pjesëtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe një mjek tani përballen me akuzën e keqpërdorimit të pozitës apo autorizimit zyrtar dhe akuzën e lirimit të paligjshëm të personave të privuar nga liria.

Ikja e të burgosurve dhe keqpërdorimi i kujdesit mjekësor që iu është ofruar disa të burgosurve po ashtu janë të përfshira në këtë aktakuzë të ngritur.

Hetimet janë zhvilluar me qëllim që të ndiqeshin penalisht disa të pandehur, të cilët, edhe pse ishin burgosur, patën mundësinë e organizimit të një grupi të përkushtuar për të bërë presion mbi deklaratat gjyqësore të dëshmitarëve kyçë kundër të pandehurve kryesorë në rastin ‘Drenica’.

Hetimet u kryen me mbështetjen aktive të Policisë së Kosovës dhe të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz