Prokuroria merr vendim – Ndërpritet numërimi i votave në Mitrovicë, pas dyshimeve për “vjedhje votash”
dp

Lexo edheU.d ministri i Drejtësisë i përzihet prokurorisë: Menjëherë të rifillojë numërimi

Para pak minutave, Prokuroria Themelore ka lëshuar një njoftim që lidhet me zhvillimet në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë.
Sistemi Prokurorial njofton se Prokuroria në Mitrovicë urdhëron ndërprerjen e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në Komunën e Mitrovicës
“Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar që përkohësisht të ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës”.
Në njoftim thuhet se kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime.

Lexo edheU.d ministri i Drejtësisë i përzihet prokurorisë: Menjëherë të rifillojë numërimi
“Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet tutje”./Lajminet/