back to top
Tuesday, November 11, 2025
BallinaLajmeU.d ministri i Drejtësisë i përzihet prokurorisë: Menjëherë të rifillojë numërimi

U.d ministri i Drejtësisë i përzihet prokurorisë: Menjëherë të rifillojë numërimi

Të ngjajshme

Klubi anglez i hapë bisedimet me yllin e Realit

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo Goes, ishte shumë i...

Sydney Sweeney tregon transformimin ekstrem fizik për rolin në “Christy”

Aktorja amerikane Sydney Sweeney është treguar e hapur për...

Ndërprerja e numërimit në Mitrovicë, reagon Faton Peci

Fituesi i balotazhit për Mitrovicën, Faton Peci nga Vetëvendosje...

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu duket se në fakt nuk po i pëlqejka që drejtësia të vihet në vend kur ka dyshime.

Përmes një reagimi në Facebook, Sallahu akuzoi PDK-në në Mitrovicë për propagandë pas raportimeve për dyshimet e vjedhjeve të votave.

Madje tha se prokuroria s’duhet t’i shërbejë propagandës të atyre që humbën zgjedhjet, transmeton lajminet.

Anipse Prokuroria e pa të arsyeshme të ndalet numërimi ai thotë se duhet menjëherë të vazhdojë numërimi.

“Prokuroria në Mitrovicë nuk duhet t’i shërbejë propagandës se një subjekti politik që i ka humbur zgjedhjet. Meqë tashmë bëhet fjalë vetëm për gabime teknike të numrave serik në fletëvotime të vërtetuara nga KQZ, e të cilat kanë zero ndikim në integritetin e zgjedhjeve në komunën përkatëse, atëherë, Prokuroria e Mitrovicës duhet menjëherë ta lejojë vazhdimin e numërimit të fletëvotimeve.”

Sipas tij “Secili veprim tjetër, konsiderohet i anshëm dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”./Lajminet/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz