back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeProkurori i Përgjithshëm i Turqisë viziton Kosovën

Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë viziton Kosovën

Të ngjajshme

Arjan Konomi rikthehet në ekran, sqaron deklaratën e bujshme

Transmetimi i Big Brother Fan Club nisi sot nën...

Fillon sezona e reduktimeve, KOSTT paralajmëron se do të ketë në disa Komuna të Kosovës

KOSTT, ka njoftuar se Sistemi Elektro-Energjetik i Kosovës, po...

Macron: Franca do të ndërtojë një aeroplanmbajtëse të re

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar planet për të...

Ulutas takon Presidentin e Sllovakisë: Folën për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutas,...
- Advertisement -

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me delegacionin e Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë, që po kryesohet nga prokurori i Përgjithshëm, Mehmet Akarca, që në Kosovë po qëndrojë me ftesë të kryeprokurorit Lumezi, sot kanë vizituar Ministrinë e Drejtësisë dhe Policinë e Kosovës. Ky delegacion po shoqërohet edhe nga ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë.

Në vizitën e bërë në Ministrinë e Drejtësisë, delegacioni i Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë, është pritur në takim nga ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, me të cilin kanë biseduar për format e bashkëpunimit të sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe atij të Turqisë.

Ndërsa, në vizitën e bërë në Policinë e Kosovës, delegacioni turk është pritur nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ku kanë biseduar për bashkëpunimin në mes të dy institucioneve.

Delegacioni i Prokurorisë së Përgjithshme të Republikës së Turqisë gjatë ditës do të vizitojë edhe Prokurorinë Themelore të Prizrenit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz