back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeKosova të plotësojë kriteret e fundit për liberalizim të vizave

Kosova të plotësojë kriteret e fundit për liberalizim të vizave

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ratifikimi i Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, mbeten dy kushtet e fundit për tu plotësuar, në mënyrë që Kosova të sigurojë liberalizimin e vizave, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim të Komisionit Evropian, Christian Danielsson.

“Kriteret janë të njohura publikisht dhe ne këshillojmë që të shikohet se si të adresohen këto kritere. Kjo i takon Qeverisë së Kosovës. Nga ana jonë, zotimi është i qartë. Një hap është kryer. Komisioni (Evropian) është i gatshëm që të bëjë rekomandimin për liberalizim të vizave, sapo të kryhen këto çështje”, tha Danielsson.

Deklaratat e tilla, zoti Danielsson i ka bërë sot pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilin kanë nisur Programin për Reforma Ekonomike. /rel/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz