back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajme​Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë arrin nivele rekord në vitet e...

​Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë arrin nivele rekord në vitet e fundit

Të ngjajshme

Zjarri në Prizren, digjen 6 lokale pranë Stacionit të Autobusëve

Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmë një qendër...

Kishte epërsi prej dy golave, Newcastle barazon me Chelsean

Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë e javës...

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përzgjidhet Anëtare Kandidate në EESC

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) është përzgjedhur...
- Advertisement -

Prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë ka shënuar rritje të konsiderueshme gjatë dekadës së fundit, duke arritur nivelet më të larta në vitet 2022–2024, sipas të dhënave zyrtare të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), që mbulojnë periudhën 1962–2024.

Sipas të dhënave zyrtare, prodhimi i energjisë elektrike ka filluar në vitin 1962 me kapacitete shumë të kufizuara, kryesisht nga njësitë e Termocentralit Kosova A.

Gjatë dekadave në vijim, prodhimi ka shënuar rritje graduale, me zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe vënien në funksion të njësive të reja.

Një rritje e dukshme vërehet pas vitit 1984, kur prodhimi realizohej nga pesë njësitë e TPP Kosova A dhe dy njësitë e TPP Kosova B, duke arritur mbi 5.600 GWh në fund të viteve ’80.

Megjithatë, periudha e viteve ’90 dhe fillimi i viteve 2000 karakterizohet nga luhatje dhe rënie të prodhimit, si pasojë e faktorëve teknikë dhe zhvillimeve të përgjithshme ekonomike.

Nga viti 2009 e tutje, prodhimi i energjisë elektrike hyn në një fazë të re rritjeje, me funksionimin e tri njësive të TPP Kosova A dhe dy njësive të TPP Kosova B. Kulmi është arritur në vitin 2022, me një prodhim prej rreth 6.663 GWh, ndërsa nivele të larta mbi 6.000 GWh janë ruajtur edhe në vitet pasuese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz